fbpx
Teknologji

Audi paralajmëron largimin e butonave në panelin e aparaturave

Kompania prodhuese e veturave ‘Audi’ ka paralajmëruar reduktimin e numrave të butonëve në pjesën e panelit të aparaturave në veturat e ardhshme që do prodhohen nga firma. Marc Lichte, drejtuesi i dizajnit të Audi-it, i tha Motor Authority se hapi tjetër është një ekran që do zëvendësojë funksionin e butonave, transmeton lajmi.net.

Lichte thotë se butonat do të eliminohen plotësisht dhe butoni i volumit do të zhduket. Së bashku me këtë, ekranet më të vegjël do të bashkohen në një ekran të madh, me shoferin dhe pasagjerët që përdorin atë dhe komandat zanore për të vënë në funksion tiparet e makinës. Megjithatë, një kërkesë e tillë mund të jetë vështirë e realizueshme nga ana e ndërmarrjes gjigante ‘Audi’. Kjo, për arsyen se ekranet kanë një kosto të lartë, derisa ekziston edhe rreziku i dështimit të tyre.

Firma nuk ka bërë të ditur asgjë në lidhje me datën se prej kur do ndërmerret kjo iniciativë. Modelet të cilat do prezantohen vitin e ardhshëm nga gjiganti gjerman janë kështu si vijojnë: Audi A3 2020,  Audi A6, Audi A7 2020, Audi A8, Audi Q5 2020, Audi Q8, Audi R8 dhe Audi TT.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button