Categories Lifestyle, Teknologji

Mënyrat për të ‘shpëtuar’ nga varësia ndaj telefonave

Frika për të qenë të shkëputur për shkak të mungesës së smartphon-it tuaj mund të krijojë ankth të vërtetë, por ekzistojnë mënyra që mund të mbrohemi. Njoftimet në heshtje – Duke i lënë njoftimet në heshtje zvogëlojmë stimujt që vijnë nga pajisja. Në fund të fundit, nuk është e nevojshme t’i shihni dhe t’i përgjigjeni gjithçkaje menjëherë. Tërheqjet e vazhdueshme mund të krijojnë gjithashtu probleme serioze të vëmendjes dhe kujtesës.

Bota reale është më e mirë – Le të themi thjesht se është një kërkim i vazhdueshëm dhe marrje kënaqësie nga ‘like’ dhe sasinë e njoftimeve që grumbullohen në ekran. Më mirë të kthehemi te ato që kemi përreth sesa të përqendrohemi në smartphone: të dalim me miqtë, të lexojmë ose të merremi me sport.

Hiqni aplikacionet e padobishme – Shpesh e marrim telefonin pa ndonjë arsye, vetëm për të bërë diçka. Zhdukja e të gjitha aplikacioneve që nuk shërbejnë për asgjë, por vjedhin kohën tuaj, është një nga strategjitë e para për të hequr qafe varësinë tuaj ndaj smartphone.

Vendosim kufij – E fikim telefonin në situata që nuk janë të përshtatshme ose në disa orare të papërshtatshme dhe gradualisht rrisim kohën e abstenencës. Ekzistojnë ushtrime të vërteta: tridhjetë minuta pa telefon, pastaj 45 dhe më pas një orë, duke e shpenzuar këtë kohë në aktivitete të këndshme. Le t’i vendosim kufij vetes sidomos në oraret kur përdorimi i smartphone është i ndaluar. Veçanërisht në mbrëmje dhe natën, pasi telefoni është armiku i gjumit, po ashtu edhe në mëngjes kur zgjohemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME