Categories Lajme

‘Teknologjia e lartë’, emigrantët shqiptarë përdorin pasaporta false për të hyrë në Britani

Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë për të hyrë në Britani, ka zbuluar një hetim i “Sun on Sunday”.

Ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale.

Hetuesit tonë iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal.

Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por ata mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.

Këtu kemi një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët.

Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok, ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.

Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Kanal.

Por një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë reale dhe i lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.

Hetuesi ynë kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata na thanë: “Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”.

Na u tha të paguanim një depozitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”.

Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME