Categories Lajme

Telashe për shoferin shqiptar në Turqi

Autoritetet doganore turke kanë sekuestruar plot 1.2 ton hashash në një operacion antidrogë në kufi me Greqinë. Në pranga përfunduan 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, Ministria turke e Tregtisë tha se droga u gjet në një trajler që transportonte fara soje në kufirin e Ipsala, në provincën veriperëndimore të Edirne.

Oficerët e policisë kryen kontroll pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Ata zbuluan 152 thasë, secili me peshë 10 kilogramë të fshehura mes thasëve të mbushur me fara soje.

Sipas Ministrisë, kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në kufirin turk, në një operacion të vetëm.

Autoritetet arrestuan shoferin e trajlerit, i cili mësohet se është shqiptar, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Bashkë me të, përfunduan në pranga edhe dy persona të tjerë, për të cilët nuk jepet detaje rreth identitetit apo kombësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME