Categories Lajme

‘Tempulli/ Dyshohet se shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 49-vjeçari në Poliçan

Një 49-vjeçari në Poliçan ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për shitje droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me iniciale A.Z. Ai akuzohet se shpërndante lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza si dhe fishekë luftarak

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Vihet në pranga një 49-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe doza kanabisi, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME