Një burrë është shkelur për vdekje nga një elefant, në një tentativë për ta hipnotizuar, raportojnë mediat vendase. Viktima, një 41-vjeçar po drejtonte një grup turistësh përmes Parkut Kombëtar Yala në juglindje të Sri Lankës këtë javë, në momentin e tragjedisë. Pasi mori vëmendjen e kafshës, burri ngriti të dyja duart e tij lart, në një përpjekje të dukshme për ‘hipnotizim’ dhe për ta qetësuar atë.
Megjithatë kafsha gjigande e shkeli njeriu para grupit të turistëve, të cilët ishin të pafuqishëm për të parandaluar tragjedinë. Viktima ende i paidentifikuar thuhet se ishte i dehur në kohën e incidentit. “Çdokush që bën diçka të ngjashme në të ardhmen do të sillet para drejtësisë. Për sa kohë që jemi të vetëdijshëm nuk ka magji apo ritual që mund të përdoret për të zbutur këto kafshë të egra, tha Chandana Sooriyabandara, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Wildlife.