Categories Lajme

Tentoi të vidhte një makinë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi u kap në flagrancë teksa tentonte që të vidhte një makinë. Sipas policisë, shtetasi E.SH është dënuar edhe më parë për vjedhje.

“Bashkëpunimi me qytetarët parandalon vjedhjen e një automjeti në Lushnjë. Tentoi të vidhte automjetin e një shtetasi, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohet në flagrancë autori, me precedent penal në fushën e vjedhjes së pronës.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjeti që tentoi të vidhte autori dhe veglat me të cilat ai tentoi të kryente vjedhjen. Në vijim të veprimeve hetimore, Policia zbardhi dhe një rast të vjedhjes së një tjetër automjeti në Lushnjë, po nga ky shtetas.

Gjatë mesnatës, pas telefonatës së ardhur në Sallën Operative se në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, po vidhej një automjet, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Falë punës së mirorganizuar, shërbimet e Policisë Lushnjë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit që po tentonte të vidhte automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. Rr. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh., 28 vjeç, banues në Durrës, (i dënuar më parë për vjedhje).

Ky shtetas është autor i dyshuar edhe i vjedhjes së automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit G. A., ngjarje e ndodhur në datë 08.09.2021 në fshatin Lumth, Lushnjë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale do i Kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME