Kryeministri Edi Rama thotë se viti i Ri nuk duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.
Postimi i Ramës:
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie🙏 https://e-albania.al/dhuro.
Kryeministri sot ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.
Ai tha se do të kërkojë ndihmë financiare dhe teknike nga aleatët e Shqipërisë, pas situatës tragjike të 26 nëntorit ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.
