Categories Sport

City rigjen fitoren në Premier League, mund me “poker” Burnley-in

Manchester City ka arritur një fitore të thjeshtë 4-1 në transfertën ndaj Burnley-it në duelin e javës së 15-të. Në minutën e 24-të, Gabriel Jesus shënoi një gol spektakolar në hyrje të zonës me një goditje “alla Del Piero”. Në fillimin e pjesës së dytë, braziliani arriti që të realizonte pas një pasimi të bukur nga krahu i djathtë.Në minutën e 68-të, Rodri realizoi një gol të bukur me një goditje shumë të fortë në hyrje të zonës. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Mahrez shënoi golin e katërt, ndërkohë që dy minuta më pas Brady shënoi golin e nderit. Kjo fitore e ngjit City-in në vendin e dytë me 32 pikë, po aq sa Leicester, por që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME