Categories Lajme

Terrorizmi në Shqipëri/ Prokuroria e Krimeve të Rënda vë nën hetim 34 persona

34 persona janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si të dyshuar se financojnë terrorizmin. Këta shtetas janë persona të cilët janë kthyer nga zonat e konfliktit ne Siri dhe Irak ose indivdë të lidhur me ta.

Personat nën hetim kishin ngritur nje skëmë për të trasferuar para në vende të ndryshme të Europës me anë të bankave dhe agjencive për transferimin e parave. Paratë tërhiqeshin nga të tjerë individë në këto vende. Ata janë identifikuar dhe po punohet ngushtë me disa shtete për të mësuar destinacionin përfundimtar të parave. Hetuesit shqiptarë deri në këto momente nuk mund të konfirmojnë nëse paratë shkojnë në Siri apo Irak, por janë të bindur se ato po përdoren për të financuar terrorizmin, shkruan Tv Klan.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo ndaluar. Për nevojë të hetimit, nga bankat e niveleve të dyta dhe agjencitë e transferimit të parave po merren të gjithë të dhënat dhe veprimet që kanë kryer këta persona. Hetimi i autoriteteve shqiptare ndaj terrorizmit vjen pasi aksioneve kundër këtij fenomeni. Në 3 Maj të 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona që akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dërguar në luften siriane dhjetra shqiptarë, ndër to gra dhe femijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME