Categories Lajme

Zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ Stresin, si implikohet këngëtari në rrjetin kriminal

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Arkimed Lushajn, reperin e njohur si “Stresi”. Sipas gjykatës, Arkimed Lushaj, do të hetohet në qelitë e paraburgimit.

Sipas prokurorisë Stresi është zotëruesi i një armë të gjetur nga policia në korrik 2018-ës të hedhur pranë shkollës së mesme “Partizani” në kryeqytet dhe i një pistolete tjetër të gjetur në dhomën e hotelit ku ai u arrestua në Linzë. Lushaj ka mbajtur qëndrim mohues në sallën e gjyqit, ku përmes avokatit të tij, ka mohuar të ketë lidhje me ndonjë prej pistoletave. Përmes avokatit, këngëtari mohoi të ketë lidhje me dy armët për të cilat akuzohet. Ndërkohë, pas seancës së sotme gjyqësore, ABC News, ka siguruar përgjimet që bindën gjykatën për të kundërtën, përgjime të kryera për llogari të hetimit të dosjes “Bajri” nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Një përgjim i tillë është ai i datës 3 korrik 2018, ku sipas prokurorisë, Stresi i tregon një personi tjetër se si kishte hedhur armën në momentin që kishte parë disa efektivë policie t’i afroheshin. Në këtë kohë arma ende nuk ishte gjetur nga efektivët.

Pjesë nga përgjimi

723: Alo ca po bën?

909: Po sa dola se më kanë ardh dy shokë poshtë ke lagjia.

723: Ej, na erdhën aty ke lagja ata që i kena inat ne.

909: Kush me?

723: Rob*** të zitë.

909: A.

723: Po, edhe e hudha unë atë, a e kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu qe e kam hudh.

909: Po pse o vëlla?

723: Se di, erdhën aksion. Ika me gjysëm zemre. Kam lëviz.

909: Ka je ti?

723: Jam kendej ka një shok, hajde.

Sipas prokurorisë, në një tjetër bisedë të bërë disa minuta më vonë, Stresi informon dike se mund ta shpallnin në kërkim.

723: E. Shifi lajmet deri nesër se do më shpallin në kërkim. Jam ik unë. Kam ik.

464: Për ku mo?

723: Kanë kap do gjona aty në lagje, tik-tika, kështu gjonash dhe kanë me i verifiku. Kanë kap tërë lagjen brenda.

464: Kë?

723: Kanë kap tërë çunat i kanë cu në drejtori se kanë kap do gjona në lagje.

464: Po.

723: Gjithsesi për atë muhabetin që të pata thënë unë ty e mora dhe ma kapën sot në lagje.

464: E.

723: E hodha se ma kapën. Armën mo.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati i Lushajt, Marash Ibraj tha se nuk kishte prova konkrete që ngrinin dyshime tek klienti i tij dhe hodhi dyshime se arma e kapur në dhomën e hotelit ishte vendosur aty nga persona të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME