Categories Politike

Thaçi mandaton sot Kurtin si kryeministër, kreu i Vetëvendosjes ende s’ka votat për të formuar qeverinë e re

Një ditë më parë u konstitua Kuvendi i Kosovës, ndërsa sot pritet që presidenti Hashim Thaçi të mandatojë si Kryeministër Albin Kurtin, për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve të tetorit. Pritet që sot në orën 11:00 Thaçi të mandatojë, Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, por ky i fundit nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re. Për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i LDK-në Isa Mustafa është shprehur për këtë çështje se ende ka hapësirë për marrëveshje. Mesditën e djeshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka bëri ofertë të fundit Albin Kurtit, ku kërkoi pesë ministri nga kabineti dhe presidentin.

Më pas Mustafa, iu përgjigj video-mesazhit të Albin Kurti, i cili shprehej optimist se nesër Kosova mund të kishte qeverinë e re. Mustafa deklaroi është gati për t’u ulur sërish me Vetëvendosjen në tavolinë e të nënshkruajnë marrëveshjen, pasi për të negociatat nuk kanë dështuar.

Mes këtyre dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vijojnë negociatat, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Nuk dihet ende se çfarë do ndodhë në vijim. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe pesë ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për pesë ministri dhe presidentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME