Categories Sport

Thomas Strakosha rezulton pozitiv me Covid-19

Lëmshi i tamponëve te Lazio vazhdon. Testet e tre lojtarëve të skuadrës italiane, Lucas Leiva, Ciro Immobile dhe Thomas Strakosha janë ripërpunuar dhe Ansa raporton edhe përgjigjet e tyre. Nga treshja e përmendur më lart, vetëm portieri i kombëtares shqiptare ka dalë pozitiv, kurse sulmuesi dhe mesfushori rezultojnë ta pa infektuar me COVID-19. Lazio është nën hetim, sikurse edhe klinika në Avellino, “Futura Diagnostica”, madje 94 tamponë u morën nga prokurorët dhe po bëhet rishikimi i testeve në spitalin Moskat.

SynLab, laboratori i licencuar nga UEFA nuk i lejoi treshen e Lazio të luajnë në Champions League, pasi dolën pozitivë pas tamponëve të kryer, kurse në testet e bëra më pas nga “Futura Diagnostica” ata dolën negativë dhe luajtën kundër Torinos në kampionat. Më pas Lazio i bëri testet në një klinikë tjetër në Romë dhe mediat italiane raportuan se Immobile, Leiva dhe Strakosha kishin dalë me COVID-19, çka bëri që të nisnin hetimet dhe u ngritën pretendimet se dy të parët kanë luajtur të infektuar në kampionat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME