Categories Sport

“Tifozët të shajnë duke të quajtur majmun, pastaj kërkojnë të bësh foto me ta”

Samuel Eto’o është përgjëruar që racizmi të zhduket nga futbolli, duke thënë se është i lodhur duke i parë momentet më të këqija në sportin më të bukur duke u përsëritur.

Eto’o foli për racizmin pak javë pasi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, u abuzua në baza raciste nga tifozët e Cagliarit gjatë një ndeshje në Serie A. Cagliari i shpëtoi ndëshkimit nga Federata e Futbollit e Italisë, megjithatë. Ndërkohë, të hënën, analisti italian i sportit, Luciano Passirani, u shkarkua nga një televizion italian pasi bëri komente raciste për Lukakun, edhe pse më vonë këmbënguli se qëllimi i tij ishte ta komplimentonte belgun.

“Këto janë momente trishtueshme dhe më e keqja është se ato po përsëriten”, tha Eto’o për Cadena Ser. “Ju përgjërohem të na ndihmoni në mënyrë që futbolli në tribuna të jetë i pastër më me shumë arsimim”. “I verdhë, i zi, i portokalltë.. në fund, të gjithë jemi të njëjtë, dhe fëmijët tanë duhet ta dinë këtë. Tifozët të shajnë e të quajnë majmun dhe pastaj të kërkojnë të bësh foto me ta. Ata kanë fotografi me një majmun”, shtoi ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME