Categories Politike

Tjetër lëvizje nga Arta Vorpsi, zbulohet kërkesa për anëtarët e Kushtetueses

Pasi u betua te noterja Miranda Xhemalçe, dhe jo te presidenti, Arta Vorpsi e zgjedhura automatikisht si e para e renditur në listë, iu ka kërkuar anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, Besnik Muçi, Elsa Toska e Fiona Papajorgji që t’i njohin asaj mandatin e anëtares së gjykatës kushtetuese.

Burimet bëjnë të ditur se pas diskutimeve dhe konsultimeve, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë marrë një vendim. Dy prej anëtarëve kanëë mbrojtur qëndrimin se nuk janë ata autoriteti që mund të marrë një vendim të tillë dhe se Kushtetuta nuk iu jep tagër për këtë. Pritet që Arta Vorpsi ta marrë këtë përgjigje edhe zyrtarisht në mënyrë individuale. Mësohet se Marsida Xhaferllari nuk mori pjesë në mbledhje për shkak të konfliktit të interesit.

Pritet që Gjykata Kushtetuese të dalë pas pak me një qëndrim për rezolutën e miratuar nga Parlamenti./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME