Categories Lajme

Tjetër memorial tek Kodrat e Liqenit, këtë herë për hebrenjtë

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët.

Por ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën ti shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Evropën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre. Ndaj në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Evropën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre të varfra për ti strehuar dhe mbrojtur, Tirana do të ketë një memorial në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebreje dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.

Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare që i morën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të “Besës” së shqiptarit. Ky memorial vjen pak ditë pas zhurmës së shkaktuar për ngritjen po në këtë zonë të një pllakate për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME