Categories Kuriozitete

Traditat e çuditshme të dasmave kineze/ Nga përgjimi tek hedhja e nuses në ujë

Pavarësisht modernizmit, në shumë vende dasmat respektojnë ende shumë elementë të traditës shekullore. Në Kinë, tradita e dasmave e qujtur “Naohun”, përmban disa elementë që tashmë po konsiderohen të tepruara. Kështu një nga traditat është që shoqëria i bllokon nuses derën e shtëpisë, për ta penguar dhëndrin të futet brenda. Ai duhet të përpiqet me çdo kusht që të futet brenda. Qoftë edhe duke e shkallmuar derën. Kur teprohet, këto lojëra që synojnë në thelb të shkaktojnë një atmosferë gazmore, degradojnë në akt dhune. Po sipas traditës, çifti shoqërohet tek dhoma e gjumit ku do të konsumojnë martesën, dhe të ftuarit i nxisin të nisin të puthen dhe përqafohen.

Gjatë natës së dasmës, anëtarët e familjes mund të qëndrojnë jashtë derës dhe të dëgjojnë “aktivitetin e çiftit në shtrat”. Një traditë shumë e përhapur në disa rajone të Kinës, është hedhja e nuses në ujë. Një traditë e rrezikshme është ajo e të qëlluarit të nuses me shigjeta pa majë, por që shpesh përfundon me lëndime. Të qarët me plan, është një tjetër traditë, ndërsa diçka e ngjashme ka ndodhur dhe ndodh edhe në Shqipëri. Lojërat që bëhen në dasmë sa vijnë e bëhen më ekstreme, dhe gjithnjë e më shumë me përmbajtje seksuale. Sipas një sondazhi, 70 për qind e kinezëve ndjehen të turpëruar nga tradita “Naohun” e dasmave. Ndaj autoritetet po mendojnë të marrin masa për kufizimin e disa prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME