Categories Lajme

Trafikimi i 300 kilogramë kanabis me destinacion Austrinë, arrestohet një 55-vjeçar

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në sajë të një hetimi, është arrestuar si pjesë e një grupi trafiku droge.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi Emiljano Burba, i cili akuzohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga policia në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME