Categories Lajme

Tragjike në Itali, 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës

Kevin kishte dalë i lumtur nga shtëpia, ëndërronte për maturën prej kohësh, që më pas të regjistrohej në universitet. Një fat i pamëshirshëm, kaq i pamëshirshëm sa e mori nga kjo botë”.

Është i tronditur Erlind Muhametaj, daja i 19-vjeçarit Kevin Murataj, të riut shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së premtes jashtë një picerie, ku kishte festuar bashkë me shokët e shoqet maturën.

Me origjinë nga Shqipëria, ai kishte lindur në Foggia të Italisë dhe jetonte në Latisana.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 19-vjeçari sapo kishte dalë nga piceria së bashku me 8 shokë e shoqe të klasës dhe 2 mësues, kur u përplas në vijat e bardha nga një makinë që drejtohej nga një 21-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30. Të rinjtë ishin nisur drejt diskotekës për të vijuar festën.

Kevin Murataj, që do të kishte mbushur 20 vjeç më 3 Shtator, ishte i pari në rresht. Papritur studenti u përplas nga automjeti. Dinamika e ngjarjes mbetet ende për t’u sqaruar megjithatë nga të dhënat e para shoferi i makinës kishte ndaluar në mënyrë që të rinjtë të kalonin, por siç duket nuk e kishte parë në kohë që Kevin ishte futur në vijat e bardha.

I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë pa mbërritur ende.

Sipas asaj që shkruan Messaggero Veneto, familja Murataj kishin shkuar në Itali shumë vite më parë. Por asnjëri prej tyre nuk e kishte imagjinuar se do të duhej të përballeshin me një humbje kaq të madhe.

“Kevin po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, shprehet me zërin e ulur daja i 19-vjeçarit, për të mos shkelur heshtjen në familjen që e ka pllakosur dhimbja.

“Ishte një djalë gjithmonë i qeshur, kishte kaq shumë dëshirë për të studiuar, për të punuar, nuk lodhej kurrë”, shtoi ai.

Një realitet i pamundur për t’u pranuar… Prindërit e Kevin, nuk i njohin ende detajet e ngjarjes, ndaj dhe përpiqen të mos e gjykojnë të riun që ndodhej në timon.

Tragjike në Itali, 19-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje mbrëmjen e maturës

“Ishte një djalë i mbarë, në fundjavë punonte si kamarier në picerinë Bella Napoli, ku punoj dhe unë. Mezi priste që të mbaronte shkollën që të punonte gjatë gjithë verës”, shton daja i tij Erlindi, ndërsa motra e tij, tregon fotot e të birit në telefon. Ndalon tek një foto e Kevin në bregdet, vijon dhe gjen një foto tjetër ku janë krah njëri-tjetrit në makinë. “Donte të regjistrohej në universitet”, është e vetmja gjë që arrin të thotë Elisabeta Murataj.

Kevin Murataj le pas prindërit, babain Alket dhe nënën Elisabeta, si dhe dy vëllezër më të vegjël.

Përveç sportit, ai kishte shumë qejf të shkonte në kinema dhe ishte i apasionuar pas produksioneve të Marvel. Vdekja e Kevin ka tronditur të gjithë komunitetin në Latisana dhe Lignano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME