Categories Lajme

Bllokohet skafi pa dokumente që po lundronte në Ksamil, drejtuesi gjobitet me 10 mijë lekë të rinj

Ksamil, Sarandë Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë.

Bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të  denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME