Categories Lifestyle

Trajtimi që largon të gjitha papastërtitë nga fytyra, kujdesi që ju duhet

Në ditët e sotme kujdesi për fytyrën është kthyer në një sfidë të vërtetë, pasi papastërtitë gjenden kudo. Nuk ka shumë rëndësi nëse keni fytyrë të yndyrshme, të thatë apo mikse, problemet me lëkurën mund të jenë gjithnjë prezente. Për të shpëtuar nga to, me siguri ju ofrohen me mijëra mënyra çdo ditë, por jo të gjitha prej tyre janë efikase. Do të shpëtoni një herë e mirë nga papastëritë, aknet apo probleme të tjera, ndaj mblidhni përbërësit dhe aplikojeni menjëherë në fytyrë.

Përbërësit 1 luge gjelle kos, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 luge gjelle turmerik (erëz, pluhur i verdhë), 1 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja ,Zgjidhni një enë të thellë dhe shtoni brenda të gjithë përbërësit, duke përzier mirë. Në mënyrë që të formohet një pastë e njëtrajtshme dhe pa kokrriza.

Aplikojeni atë në fytyrë të pastër e deri në fund të qafës dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Më pas sipas dëshirës me anë të një pambuku shpëlajeni fytyrën me qumësht duke hequr kështu edhe maskën e krijuar. Mbajeni qumështin në fytyrë edhe për 5 minuta të tjera e më pas lani fytyrën me ujë të bollshëm si zakonisht. Këtë hap mund edhe ta evitoni duke e shpërlarë fytyrën direkt me ujë, pasi maska të jetë tharë në fytyrë.

Kur duhet ta aplikoni Këtë trajtim bëjeni të paktën dy herë në javë ose disa herë në muaj. Do të vini re zbardhje të lëkurës, largim të akneve në zonën e fytyrës dhe qafës gjithashtu edhe balancim të yndyrës së tepërt. Përbërësi më i rëndësishëm në këtë trajtim është padyshim turmeriku.

Kjo erzë që vjen nga shafrani i Indisë është një pluhur i verdhë i pasur me shumë antioksidantë. Kështu që përveçse largojnë toksinat dhe papastëritë ju ndihmojnë edhe në rininë e përhershme fytyrës. Kjo erëz do të stimulojë promovimin e kolagjenit, elastinës të cilët janë element kyç në mbajtjen e një lëkurë të re e të shëndetëshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME