Rrobat e bardha njihen si rrobat më famëkeqe për shkak se njollosen lehtë. Pavarësisht nga djersa e sqetullës, ndryshkut, apo një pije me ngjyrë të verdhë, njollat e verdha mund të prishin këmishat, pantallonat apo shtratin tuaj të bardhë.Për fat të mirë, ka një sërë mënyrash në të cilat mund të hiqni me lehtësi këto njolla të verdha të shëmtuara nga rrobat tuaja. Nëse ende nuk e keni gjetur mënyrën se si t’i bëni përsëri të bardha, përmes hapave të përshkruar nga ‘Living’ ju mund të ndihmoheni shumë lehtë.Pasi të keni larë rrobat tuaja, varini ato jashtë dhe lëreni diellin të bëjë tharjen. Rrezet e diellit do të zbardhin veshjet tuaja pa erë dhe shpejt. Kjo ndodh sepse rrezet ultravjollcë të diellit thyejnë lidhjet kimike të njollave, duke shkaktuar që ngjyra e njollave të zhduket. Ky është i njëjti veprim që agjentët kimikë zbardhues kryejnë.Lëngu limonit është një zbardhues i shkëlqyeshëm që mund t’i japë rrobave tuaja të bardha , në qoftë se nuk keni përdorur një agjent kimik zbardhues. Përzieni gjysmën e një filxhan lëngu limoni në 1 shishe me ujë të nxehtë. Përzieni mirë dhe lërini rrobat tuaja në të për një orë ose edhe brenda natës. Hiqni rrobat nga përzierja dhe derdhni pjesën tjetër të lëngut në makinën tuaj të larjes dhe më pas vazhdoni larjen si normalisht.
Categories
Lifestyle