Categories Lajme

Trump tregon prapaskenat: Hoti e Vuçiç u përqafuan, kanë edhe dallime fetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u shpreh se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit. “Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, shkruan Gazeta Express.

“Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, shtoi ai më tutje.

Ai foli edhe për nominimin për Çmimin Nobel për Paqe, duke thënë se i ka thënë bashkëshortes së tij që do të kthehet herët në shtëpi për t’i shikuar lajmet në televizor, sepse do të jetë një mbrëmje e bukur, duke pritur që do ta shihte lajmin për nominimin, por një televizion, të cilin e akuzoi për lajme të rreme, nuk e kishte dhënë atë lajm. “Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME