Categories Sport

VIDEO/ Fitore tenistike për Atleticon, magjiku Suarez debuton me dy gola

Atletico Madrid e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri në La Liga. Djemtë e Diego Simeonës mposhtën 6-1 Granadën në “Wanda Metropolitana”. Debutim fantastik për Luis Suarez, të cilit i mjaftuan 15 minuta për të gjetur golin e parë me ekipin e ri. Diego Costa (me kokë) zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të. Vendasit fituan një penallti shtatë minuta më vonë, por goditja e Saul Niguez u prit nga portieri mik. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa e dyta ishte e mbushur me spektakël dhe emocione.

Angel Correa dyfishoi në fillimin e pjesës së dytë. Gol edhe për Joao Felix, teksa Simeone hedh në fushë Luis Suarez në minutën e 70-të. “El Pistolero” e nis me një asist, i mjaftojnë dy minuta për t’i dhuruar një top Marcos Llorente dhe 4-0 për Atleticon.

Pesë minuta nga fundi vjen edhe goli për bomberin uruguaian, i cili realizon me kokë pas krosit të Llorentes. Miqtë gjejnë golin e nderit me anë të Molinas, para se Suarez të dërgojë sërish topin në rrjetë. Minuta e tretë shtesë, 33-vjeçari godet fluturimthi, topi në shtyllë dhe pasi rikthehet te Suarez përfundon në rrjetë. Fitore tenistike për “Colchoneros” dhe debutim magjik për sulmuesin e ri të ekipit spanjoll.

NDESHJET E TJERA – Alaves-Getafe ishte e vetmja përballje që u mbyll pa fitues. Kjo sfidë përfundoi 0-0, kurse Levante dhe Athletic Bilbao festuan në transferta. Ekipi nga Valencia fitoi 1-3, edhe pse Roberto Torres i Osasuna shënoi i pari. Melero barazoi shifra, kurse Roger e përmbysi. Më parë sulmuesi nuk kishte shënuar me penallti. Llogaritë e kësaj ndeshje i mbylli Morales, ndërkohë që nuk mungoi në fushë nga fillimi edhe shqiptari Enis Bardhi. Festë për baskët e Athletic Bilbao, që triumfuan 1-2 kundër Eibar. Kike shënoi për vendasit, por goli i tij nuk kishte vlerë. Miqtë iu falën Unai Lopez, që realizoi dy herë dhe i dha tre pikët skuadrës së tij. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1310247300321738753

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME