Një grup me rreth 500 dhi, kanë ndihmuar në shpëtimin e bibliotekës presidenciale Ronald Reagan, nga zjarret që janë përhapur në Kaliforni. Këto dhi, janë punësuar për të pastruar mbetjet e ndezshme, që rrethojnë kompleksin si një masë parandaluese.
Biblioteka afër Los Anxheles u kërcënua nga zjarret, në kohën kur këto zjarre tani janë përhapur në masë të madhe, dukë bërë që të ketë ndërprerje të energjisë në të gjithë shtetin.
Ndërsa Kalifornia vazhdon të përballet me një numër të madh zjarresh, thuhet se kjo tufë e dhive duhet të dyfishohet për të përmbushur kërkesat.