Categories Lajme

Turqia me mungesa ndaj Shqipërisë

Gunes: Fitore me çdo kusht, me Francën si finale Turqia i nisi përgatitjet po të hënën, ashtu si Shqipëria. Trajneri Senol Gunes grumbulloi 26 lojtarë për takimin me kuqezinjtë dhe më pas me Francën. Cengiz, Hasan Ali, Emre Kilinç janë mungesat për shkak dëmtimi, ndërsa Suat Serdar pranoi ftesën e Gjermanisë edhe pse ishte në planet e trajnerit të Turqisë.

Tekniku Gunes edhe pse e fitoi ndeshjen e parë me Shqipërinë në Shkodër, nuk e konsideron të lehtë takimin e kthimit. “Do të luajmë me Francën që është favorite e grupit, por më parë do të luajmë me Shqipërinë që mund të them se është sfida jonë më e rëndësishme. Po e fituam atëherë kemi finalen me Francën”.

Turqia kryeson grupin kualifikues të Euro 2020 me pikë të barabarta me Francën, 15, ndërsa Shqipëria është e katërt në kuotën e 9 pikëve. Përballjen e së premtes do ta gjykojë rumuni Ovidiu Alin Hategan. Ai ishte arbitri i takimit kualifikues të Kupës së Botës, Zvicër – Shqipëri 7 vite më parë në Lucernë, ku vendasit fituan 2 – 0 me golat e Shaqirit dhe Ilner.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME