Categories Sport

Lojtarët duan skemën e Rejas

Dëmtimi i Hysajt, thirret me urgjencë Memolla Futbollistët e kombëtares veç përgatitjes fizike, po bëhen gati edhe psikologjikisht për takimin me Turqinë. Berat Gjimshiti beson se kuqezinjtë kanë mundësi për të fituar këtë përballje.

Kemi shanse të vërteta, në ndeshjen e parë kemi bërë ndeshje të mirë por do shkojmë atje për lojën tonë. Për Elseidin me vjen keq, do luajmë edhe për Elsin. Besoj që jemi mirë me këtë sistem të ri, besoj se kemi shanse”, shprehet Gjimshiti.

I sapoardhur në kombëtare, Taulant Seferi, vec gëzimit që është pjesë e kuqezinjve shpreh besimin se kuqezinjtë do të përballen denjësisht për shkak të atmosferës së momentit.

Po shoh një pozitivitet në kombëtare, shpresoj ta sjellim edhe në ndeshjet e ardhshme. Në këto dy ndeshje të rëndësishme duhet të fokusohemi dhe të luajmë për fitore dhe po e shoh që skuadra është shumë mirë dhe grupi shumë i mire”. Kombëtarja ka thirrur së fundmi për t’u bashkuar me grupin mbrojtësin Hysen Memolla. Kavajasi që luan në Finlandë ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje me skuadrën e KPV. Ardhja e tij plotëson boshllëkun e lënë nga Elseid Hysaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME