Categories Politike

Tusk vlerëson Merkelin dhe kritikon Macron: Reforma për zgjerimin e BE-së, jo në dëm të Ballkanit

Lideri i Partisë Popullore Europiane (PPE), kryetari në ikje i Këshillit Europian, Donald Tusk në një reagim ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se procesi i zgjerimit nuk guxon të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Mund të pajtohem me Macron se procesi i zgjerimit ka nevojë për reformë, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet një Ballkan I qendrueshëm”, deklaroi Tusk gjatë një interviste për gazetën polake, “Gazeta viborça”. Tusk ka kritikuar Macron për shkak të bllokimit të fillimit të negociatave  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke paralajmëruar se është diskutuar për një fillim formal të bisedimeve, ose për një sinjal pozitiv që i nevojitet Ballkanit Perëndimor, jo për një zgjerim.

Nëse duhet të sillemi ndaj Macron njësoj si me çdo lider tjetër europian, atëherë ai duhet të ndjejë një përgjegjësi për mbarë Europën, jo vetëm për Francën. Kjo ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë ka menduar për Europën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për të mbrojtur Europës si tërësi”, tha Tusk, shkruan ata. “Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë, presidenti i vendit del hapur kundër BE-së, si një partner kundër Europës. Por, drejtuesit vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Tramp,  presidenti francez Macron, si një nga liderët më të rëndësishëm europian, duhet të shtojë përpjekjet për të ruajtur raportet tona me SHBA-në”, deklaroi Tusk.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME