Categories Lajme

U aksidentua në qendër të Beratit, ndërron jetë 34-vjeçari Leonard Rrapi

Leonard Rrapi, 34-vjeç, i cili u aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Berat, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. 34-vjeçari, i cili ishte një prej 5 të plagosurve, nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident e si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, ku Ergys Petro, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një dyqan elektroshtëpiakesh. Si pasojë e aksidentit të rëndë janë plagosur 5 shtetasit: Leonard Rrapi 34-vjeç, i cili ka humbur jetën, Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç, Tahir Redhi, 30-vjeç dhe Robert Sadikaj.

Viktima Leonard Rrapi është transportur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku dhe ka ndërruar jetë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë ndodhen në Repartin e Kirurgjisë së Beratit. Rrapi ishte banues në fshatin Arëz në Tepelenë. Ai së bashku me katër të tjerët sapo ishin kthyer nga peligrinazhi në Malin e Tomorrit, dhe po bënin shëtitje në qytetet në momentin kur ndodhi aksidenti.  Ndërkohë Ergys Petro, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME