Categories Lajme

U arrestua me qëllim ekstradimi në Francë, gjykata e Tiranës lë në burg “Escobarin” turk

Faruk Baybasin, i konsideruar si ‘Escobari’ turk doli sot pranë trupit gjykues në Tiranë në limite të afatit të masës së sigurisë vendosur nga Gjykata penale e Tiranës.

Ai u arrestua në Shqipëri me qëllim ekstradimi për në Francë, ndërsa ndaj ishte dhënë masa “arrest me burg për 40 ditë”.

Ndaj shtetasit turk, organi i akuzës ka kërkuar ekstradimin e tij për në Francë, ku është i dënuar me 30 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike nga Turqia përmes Spanjës. Baybasin akuzohet edhe për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si edhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Gjatë seancës Baybasin ka kërkuar të dijë nëse është në fuqi ligji për të drejtat e njeriut në Shqipëri, ndërsa ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në Francë.

Në përgjigje të pyetjes së tij, gjyqtari Gert Hoxha tha se këtu i kemi të gjitha ligjet, madje ligje që ju nuk i keni në Turqi.

Debati në seancë:

Baybasin: Kam 40 ditë këtu, duhet të isha liruar, në bazë të të drejtave të njeriut.

Gjyqtari HoxhaKur të shkoni në Francë kërkoni ndryshimin e vendimit, i cili u mbaron në vitin 2043. Ndaloj ekstradimin në Francë vetëm nëse rezulton gjatë gjykimit që nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

Prokurori i çështjes kërkoi vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pasi ajo e caktuar më parë me 40 ditë mbaron sot. Avokati mbrojtës kërkon shuarjen e masës së sigurisë. Gjykata vendos caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Gjithashtu Gjykata do i vërë në dispozicion të gjitha aktet e vendimit të dënimit në Francë, të cilat do përkthehen me afat dy javor. Seanca e radhës u caktua në datën 04 shkurt, ora 10:00.

Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë.

Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

Ai ka pranuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar.

Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME