Categories Politike

Rivendosja e linjës ajrore Beograd-Prishtinë, Berisha: Marrëveshja u përshëndet me ‘bisht ndër shalë’ nga Vuçic dhe Rama

Ish-kryeministri, Sali Berisha iu është bashkuar reagimeve pas marrëveshjes së arritur, me ndërmjetësimin e SHBA-ve, për rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se kjo është një marrëveshje paqeje që duhet përshëndetur.

Ai shkruan se kjo marrëveshje u përshëndet me ‘bisht ndër shalë’ nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Rama.

POSTIMI I BERISHËS

Nje marreveshje paqe per t’u pershendetur!

Miq, me ndermjetesine e ambasadorit te SHBA ne RF te Gjermanise dhe njeharazi i derguar i presidentit te SHBA per Kosoven dhe Serbine, Richard Grenell dje midis Prishtines dhe Beogradit u arrit marreveshja per vendosjen pas 21 vitesh te fluturimeve ajrore Prishtine – Beograd.

Kjo marreveshje midis palesh te barabarta u pershendet nga Presidenti Trump si nje sukses i ambasadorit Grenell, Keshilltarit per Sigurine Kombetare te SHBA, O’ Brian dhe paleve nenshkruese.

Ajo u pershendet nga Sekretari i Pergjithshem i NATOs, Stoltenberg, si nje marreveshje ne funksion te mirekuptimit dhe paqes.

Por marreveshja u pershendet me bisht nen shale nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij ne Tirane Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit te tij tha se ishte i kenaqur qe eshte Lufthansa dhe nuk ishte Air Serbia qe do te bente kete fluturim, pasi kjo do nenkuptonte njohjen e Kosoves.

Logjike naive sipas te ciles jo firma si te barabarte me palen tjeter de facto njohja e Kosoves por ndërmarrja AirSerbia ishte me e rëndësishme. Kurse i dyti, Edvin Kristaq Vasali ne pershendetjen e tij u gëzua se marrëveshjen e mbështeti dhe Ramush Haradinaj qe ishte pale e saj.

Kesaj i thone Dudum hesap Dudum dhe turp kombetar! sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME