Categories Lajme

U arrestua pas akuzave për shpërdorim detyre, lirohet ish-kreu i LSI Gjirokastër

Lirohet se Armand Mamani, ish- Drejtori i Agjencisë së Trajtimit Social dhe ish-kryetari i degës së LSI në Gjirokastër, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Mamani është lënë nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ nga gjyqtarja Blera Çibuku e cila ka pranuar kërkesën e prokurorit Sajmir Bahiti.

Mamani u arrestua në flagrancë pasi një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytëzuar energji elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik. Pronarja e këtij subjekti privat L.B, 40-vjeç, është arrestuar nga policia dhe ka dhënë shpjegime qe energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit.

Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër. Ai është shkarkuar edhe nga posti që mbante më parë në vitin 2015 si drejtor i spitalit të Gjirokastrës.

Në atë kohë ai akuzohej për abuzime me detyrë dhe u shkarkua pas një kontrolli nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME