Categories Politike

Miratohet kalendari i Kuvendit! Në 2 seanca rrëzohen nëntë dekretet e kthyera nga presidenti Ilir Meta

Konferenca e kryetarëve është mbledhur ditën e sotme para hapjes së sesionit parlamentar i  cili nis në orën 18:00 të pasdites së sotme. Në mbledhjene e sotme është përcaktuar axhenda e Kuvendit deri në datën 19 shtator. Gazetari i Report Tv Elis Memelli raporton se në datën 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës.

Në 12 shtator është parashikuar të rrëzohet dekreti për rishqyrtimin e ligjit:  “Për rezervat materiale të shtetit”, “Për privatizimin e ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta”, “Për vetëqeverisjen vendore”” dhe ai “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ndërsa në seancën e datës 19 shtator Kuvendi do të votojë 5 ligje të kthyera pas nga presidenti Ilir Meta ndër to dekreti për ndryshimet e “Kodit Penal”, ligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar” dhe dy koncesionet që janë dhënë për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara. Po ashtu një tjetër dekret i lënë më 19 shtator është ai “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, ku kujtojmë se kreu i shtetit ktheu mbrapsht edhe zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Këto dekrete të Metës janë kundërshtuar edhe publikisht nga mazhoranca. Ndërsa pritet që këtë sesion parlamentar të vijojnë sërish punimet edhe komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për të shkarkuar kreun e shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME