Gjashtë vite më parë, Marcos Rojo u ofrua nga Manchster United me bujë pasi shikohej si një futbollit me të ardhme. Gjasat nuk respektuan parashikimet dhe aventurës së Rojos te “djajtë e kuq” duket se i ka ardhur fundi. Mbrojtësi nuk preferohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjær, i cili në 22 javë kampionat e ka aktivizuar vetëm 3 herë argjentinasin. Për këtë arsye 29-vjeçari do të largohet gjatë muajit janar nga “Djajtë e Kuq”.
Sipas medieve angleze mbrojtësi me shumë mundësi do të transferohet në Turqi, ku skuadra e Fenerbahces e kërkon me insistim. Kontrata e Rojos me klubin nga “Old Trafford” skadon në vitin 2021. Marso Rojo është një lojtarë fiks në formacionin e kombëtares argjentinase.
