Categories Lajme

Udhëtim si para pandemisë, drejt këtij shteti të Europës mund të lëvizni pa vaksinë dhe PCR

Sllovenia ka hequr masat kufizuese të koronavirusit për udhëtimet. Lajmin e ka njoftuar Ministria e Jashtme në një postim në facebook. Qytetarët shqiptarë që do udhëtojnë drejt Sllovenisë apo tranzit përmes territorit të saj, nuk do tu kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë teste, dëshmi vaksinimi apo shërimi nga koronavirusi. Po kështu ata nuk do t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rasteve kur shfaqin simptoma.

Postimi i Ministrisë së Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit. Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar).

Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit. Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.Për informacion më të detajuar për të gjitha udhëtimet jashtë vendit, vizitoni linkun e MEPJ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME