Categories Lajme

UDHËZIMI/ Shoferët që humbin pikët e patentës duhet të nisin autoshkollën nga fillimi, zbatimi i rregullit nis më 1 qershor

Shoferët që kryejnë shkelje të rënda e të përsëritura dotë duhet t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë për të sërish lejen e drejtimit, sipas udhëzimit më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DPTSHRR ka formatuar rregullat e sigurisë, duke i ashpërsuar ato, pasi shoferët që humbin të gjitha pikët nuk do t’ia hedhin vetëm me përsëritjen e testit të teorisë, por edhe atë të praktikës për ta rifituar lejen e drejtimit.

Megjithatë, do të ketë edhe lehtësi për ata që duan të marrin një leje drejtimi për një kategori tjetër mjetesh, si dhe çmim dysheme për të gjithë autoshkollat, për të shmangur konkurrencën e pandershme.

Të gjitha këto i janë brendashkruar udhëzimit nr. 9, datë 14.04.2022, të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

UDHËZIMI

Drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e patentës, e cila iu hiqet për shkelje të rënda e të përsëritura, do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë për të rimarrë sërish lejen e drejtimit. Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës në fund të së cilës i nënshtrohen një testi teorie të veçantë.

Do të jenë 30 pyetje, të gjitha nga kapitulli i normave të sjelljes, nga i cili do të mund të kalojnë në fazën tjetër jo me katër, por maksimalisht me tri gabime. Më tej, ndonëse mund të kenë qarkulluar më herët në rrugë, ata do t’i nënshtrohen edhe testit të praktikës pranë DPSHTRR.

Ata që duan të ngasin një ciklomotor, do të duhet të futen në testim gjithashtu, gjë që më parë nuk nevojitej. Bëhet fjalë për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 ç, jo mbi 45 km/h), që DPSHTRR shton se ka ardhur si kërkesë e Direktivave EU dhe e Marrëveshjeve të Njohjeve dhe Konvertimit të lejedrejtimeve. Risia tjetër e udhëzimit, që pritet të hyjë në fuqi në 1 qershor, lidhet me autoshkollat.

Ato nuk mund të operojnë me çmime nën një vlerë të caktuar që do ta përcaktojë Drejtoria në fund të çdo viti, pas një koordinimi zyrtar me përfaqësuesve të autoshkollave. Veç vlerës monetare dysheme, edhe materialet didaktike, manualet e përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, do të unifikohen.

“Disiplinimi i lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë, forcim i rolit dhe përgjegjësisë së drejtuesit teknik të autoshkollës, ulje e moshës së mjeteve që i shtohen në vijim flotës së autoshkollimit”, nënvizon DPSHTRR në njoftimin e saj, teksa shton se zbatimi i këtyre ndryshimeve të parashikuara në udhëzim do të nisë jo më vonë se 1 qershori.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME