Categories Lajme

VIDEO\ Shkodër, Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, detaje

DVP Shkodër, Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 748 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

  • 220 masa administrative për parakalime të gabuara;
  • 35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 23 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
  • 41 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
  • 154 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
  • 2 masa administrative për përdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ;
  • 6 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
  • 267 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME