Categories Sport

UFC, Dhurata speciale e McGregor për Jones pas triumfit

Conor McGregor i ka dërguar Jon Jonesit dhe ekipit të tij shishe whiskey ‘Proper 12’, për ta festuar titullin në kategorinë e lehtë të peshave të rënda dhe rikthimin e tij në UFC. Ylli amerikan i arteve të përziera marciale fitoi ndaj Alexander Gustafsson në raundin e tretë në duelin e zhvilluar në kuadër ‘UFC 232’ që u zhvillua në Kaliforni dhe në këtë mënyrë bëri një rikthim mbresëlënës. McGregor nuk ishte i pranishëm për ta ndjekur meçin nga afër, mirëpo e ka shprehur mbështetjen e tij për Jones, i cili për shumë tifozë konsiderohet ylli më i madh në histori të UFC-së, përkundër problemeve me doping. Ai gjithmonë ka mohuar t’i ketë marrë substancat e ndaluara me qëllim që të performojë më mirë në ‘Tetëkëndësh’, ndërsa pas fitores ndaj Gustafsson i ka bërë ftesë rivalit të tij, Daniel Cormier, për një rimeç të tretë.

Kreu i UFC-së, Dana White dhe zëvendëspresidenti për Shëndet Sportiv dhe Performancë, Jeff Novitzky, i kanë hedhur kategorikisht poshtë pohimet se i kanë ndryshuar rregullat për t’ia mundësuar Jonesit që të konkurrojë në këtë garë. Megjithatë, ata u detyruan që ta ndërronin vendin për zhvillimin e ‘UFC 232’, nga Las Vegasi në Los Angeles, meqenëse ka pasur parregullsi lidhur me testimin për doping që u zbulua nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Nevada që nuk ia dha Jonesit licencën që të garojë në atë shtet. Përmendim se nga viti 2011 deri në vitin 2015, Jones ishte dominues në kategorinë e tij duke e mbrojtur tetë herë radhazi titullin (duke përfshirë edhe duelin përballë Cormier), mirëpo në prill të vitit 2015 iu mor titulli, sepse u arrestua për shkak të përfshirjes në një aksident komunikacioni dhe iku nga vendi i ngjarjes, shkruan telegrafi. Në mungesë të tij, Cormier u bë kampion, ndërsa Jones e mposhti për të dytën herë në ‘UFC 214’ (në vitin 2017), mirëpo Jon doli pozitiv në Turinabol dhe nuk e mori titullin, ndërsa meqë ishte hera e dytë që dilte pozitiv në doping, ai u pezullua për 15 muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME