Categories Lajme

Ukrainasit futen në Rusi, sulmojnë linjën hekurudhore për transportimin e municioneve nga Koreja e Veriut

Një tren që transportonte naftë ka shpërthyer në flakë në Buryatia, në lindje të Rusisë. Ky është rasti i dytë gjatë kohëve të fundit pasi më herët një tren kishte shpërthyer brenda tunelit më të gjatë në Rusi.

Kjo linjë hekurudhore përdoret për transportimin e municioneve nga Koreja e Veriut, për të furnizuar ushtrinë e Vladimir Putin në luftën e saj në Ukrainë.

Ekspertët, të cituar nga “Daily Mail”, janë shprehur se kjo është një përpjekje e qartë e shërbimeve sekrete ukrainase për të bllokuar transportin e municioneve nga Koreja e Veriut. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që pas takimit të shtatorit në Vladivostok me Putinin, ka dërguar vazhdimisht municione e predha artilerie për ushtrinë ruse. Po ashtu, në një raport të fundit, kjo linjë konsiderohet edhe si rruga kryesore për importet nga Kina.

Pas shpërthimit të së enjtes në tunelin e Severomuysky, shërbimi sekret ukrainas mori përgjegjësinë e sulmit.

Në ngjarjen e fundit, katër vagonë cisternë u përfshinë nga flakë të mëdha, ndërsa dy të tjerë u dëmtuan nga zjarri. Është ende e paqartë sesi janë kryer sulmet, por dyshohet se mund të jenë vendosur mina mbi shina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME