Categories Lajme

Vrasja e Liridona Murselit në Kosovë, arrestohet bashkëshorti i saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar”, njoftoi policia.

Naim Murseli gjatë ceremonisë mortore të bashkëshortes

Prokuroria konfirmoi se një prej të arrestuarve është Naim Murseli, bashkëshorti i saj. I arrestuar është edhe një bashkëfshatar i tij. Ai quhet Granit Plava.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat Granit Plava (dorasi) dhe Naim Murseli (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rastAktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtjme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Policia e Kosovës thotë se po vazhdon operacionin dhe po bastis dy banesa në Gjakovë.

Dy ditë më parë u raportua se familja Murseli ra pre e një grabitjeje të armatosur në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku e vdekur mbeti gruaja 30-vjeçare. Ende nuk dihet arsyeja pas inskenimit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Naim Murseli ka qenë këshilltar i Behgjet Pacollit, kur ky i fundit ka qenë President i Kosovës. Ngjarja u raportua se ndodhi kur Liridona ka qenë së bashku me familjen e saj në makinë, bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.

Murseli, i cili konsiderohej si dëshmitari kyç i kësaj historie, ka deklaruar më herët se familja ra pre e një grabitjeje. Autori i ndaloi dhe u kërkoi t’i jepnin sendet me vlerë.

Më pas, sipas tij, i qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur gruan. Vetëm Naim Murseli tha se arriti të largohej bashkë me fëmijët./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME