Categories Kuriozitete

Unaza mesjetare përmban mesazhin e fshehtë, zbulohet pas 40 vitesh

Një zbulues metalesh la një unazë ari në garazhin e tij për 40 vite pasi një muze i tha se ishte e pavlefshme, derisa zbuloi se ishte një ‘thesar’ me vlerë 10,000 paund. Tom Clark e gjeti unazën në vitin 1979 teksa kërkonte në një tokë bujqësore pranë, Aylesbury, në Buckinghamshire. Pa kuptuar vlerën e tij të vërtetë, 81-vjeçari e vendosi unazën brenda një kallaji metalik në garazhin e tij, ku mbeti e harruar për dekada.

Por Clark u përball sërish me unazën 8 vite më parë kur vdiq nëna e tij, ndërsa po sistemonte në garazh sendet e saj. Ai e studioj sendin dhe u mahnit kur zbuloi se ishte në të vërtetë një artefakt mesjetar 670-vjeçar, që daton nga viti 1350. Unaza do të dalë në ankand në Derbyshire të martën (27 Gusht) dhe pritet të shitet rreth 8.500-10.000. “E kisha harruar plotësisht. Në atë kohë kisha vetëm 10 vite që merresha me zbulimin e metaleve dhe nuk e kuptova që unaza ishte e veçantë,”-tha 81-vjeçari.

Në atë kohë ai e dërgoi unazën e rrallë së bashku me disa sende të tjera në muze për t’i vlerësuar por i thanë që nuk kishte vlerë. Clark, tani një koleksionist shumë më me përvojë, kur gjeti sërish unazën e kuptoi menjëherë që ishte një unazë vulë, e cila datonte në vitet 1300 dhe se i përkiste ndonjë personi të rëndësishëm duke pasur parasysh dekorimin dhe cilësinë e saj.

“Është e  rrallë dhe elegante. Do të doja të dija se kujt i përkiste,”-shtoi i ai.Unaza mban edhe një mbishkrim latin “(NVNCIE.VERA.TEGO) që përkthehet: “Unë fsheh mesazhin e vërtetë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME