Categories Lajme, Turizëm

Vlorë/ Ishulli i Sazanit, 1000 turistë e vizitojnë çdo ditë

Dikur të ndaluara, sot janë vendet më tërheqëse jo vetëm për vendasit, por edhe për të huajt. I tillë është Ishulli i Sazanit, 11 milje larg Vlorës, me një histori mijëravjeçare. Çdo pushtues në Shqipëri, nga periudha e Mesjetës deri në Luftën e Dytë Botërore ka shtrirë sundimin edhe mbi ishull.

Ndërsa gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, Sazani ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku jetonin rreth 10 mijë banorë, oficerë dhe familjarët e tyre, një zonë tërësisht e ndaluar për të tjerët. Por, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO kjo histori është mbyllur, ndërsa Sazani është hapur për vizitorët duke u kthyer një nga destinacionet më të kërkuara.

Mbi 1 000 persona vizitojnë çdo ditë Sazanin, ndërsa janë kuriozë për historinë e ishullit-bunker. Të huajt, kryesisht italianë, shprehen të kënaqur me zgjedhjen e tyre në këto pushime. “Plazhet më pëlqejnë, deti është fantastik dhe ia vlen. Njerëzit po ashtu. Jam e kënaqur që jam këtu”, thonë turistët.

Në Ishullin e Sazanit turizimi është ditor. Ky është një vendim i bashkisë për të ruajtur plazhet e virgjëra nga ndërhyrjet dhe ndotjet. Për të shkuar në Sazan e më pas në Karaburun nisja bëhet nga Radhima ose nga porti i Vlorës përmes anijeve turistike. Biletat kushtojnë 2000 lekë të reja.

Image result for sazan island

Image result for sazan islandImage result for sazan island

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME