Categories Kulture

UNILAD, Shqipëria, destinacion turistik europian

Shqipëria si destinacion europian i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar, vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Vendi i shqiponjave po promovohet kudo në botë si një thesar që pret për t’u zbuluar dhe promovimi i saj edhe nga turistët e huaj ka bërë që vendi ynë të jetë në axhendën e vendeve turistike mjaft të pëlqyera, e cila ofron një turizëm gjithëvjetor dhe të larmishëm.

Së fundmi një prej portaleve të njohura britanike, UNILAD ka shpërndarë një video duke treguar vendet më të bukura të Shqipërisë nga liqenet, deti dhe deri tek malet si një vend turistik plot ngjyra dhe mjaft i bukur ku ndërthuret gjelbërimi dhe natyra e qetë me majat e thepisura me bukuri të egër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se,”kjo video e një prej portaleve të njohura britanike, UNILAD vlerëson bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe fton turistët ta vizitojnë vendin tonë”.

Shqipëria tashmë është kthyer në një thesar vlerash dhe po ekplorohet përherë e më shumë nga turistët aventurier që vizitojnë çdo cep të vendit tonë duke ndërthurur argëtimin me bukuritë natyrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME