Categories Bota

Universiteti Western Balkans ofron 10 bursa për studentët ukrainas

Universiteti Western Balkans ka akorduar 10 bursa të plota studimi për kandidatët ose studentët që do të vijnë nga Ukraina. Këto bursa vlejnë për të gjitha vitet e studimit për të gjithë aplikantët që duan të studiojnë në programet bachelor apo ato të integruara.

Universiteti Western Balkans e ka bërë të ditur njoftimin pikërisht sot në ditën kur Presidenti i Ukrainës do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në kuadër të Samitit që po zhvillohet. Bursat ofrohen për studentët që kanë përfunduar shkollën e mesme me rezultate të larta ose kanë fituar çmime në olimpiada kombëtare ose ndërkombëtare, konkurse, etj. dhe regjistrohen në një nga programet bachelor ose të integruar në vitin akademik 2024-2025.

10 bursat e studimit që do të jepen për kandidatët apo studentët ukrainas, mbështeten nga Grupi i Spitaleve Amerikaneve dhe Spitalit Hygeia, kompani këto që ofrojnë edhe praktika për studentët që zgjedhin të studiojnë në WBU. Universiteti Western Balkans është një universitet i cili ofron programe studimi në fushat e mjekësisë, ekonomisë, teknologjisë dhe inovacionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME