Categories Lifestyle

Ushqimet që ndalojnë oreksin e tepërt

Njerëzit që dëshirojnë të humbasin në peshë duhet të përqendrohen më shumë tek konsumi i ushqimeve që frenojnë oreksin.

Këto ushqime japin energji dhe ngopje afatgjatë sepse treten ngadalë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e ushqimeve që kërkojnë më shumë kohë për tu tretur, e mbajnë sistemin në punë gjatë, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori.

Elbi
Elbi në vetvete është një karbohidrat e megjithatë ai ul oreksin bashkë me nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun e diabetit.

Elbi përbëhet nga disa fibra dietike të cilat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

Speci djegës
Speci i kuq ka aftësinë të shuajë oreksin dhe të përshpejtojë djegien e kalorive.

Mjafton një gjysëm luge kafeje me këtë erëz pikante për t’i dhënë shtysë dhe energji metabolizmit.

Proteina
Kur vjen puna tek dobësimi, konsumi i mishit pa dhjamë është i një rëndësie të veçantë.

Mishi i shpendëve apo shtazëve është shumë i pasur me proteina por ai nuk duhet të ketë dhjamë. Nëse nuk ju pëlqen mishi mund të konsumoni thjerrëza, qiqra, fasule, bizele, spinaq dhe brokoli.

Bajamet
Një grusht me bajame është ideal për të shuar oreksin mes vakteve.

AgroWeb.org ju kujton se këto arrorë ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe rrjedhimisht nuk do ta teproni me ushqimin në vaktet kryesore.

Salmoni
Ngrënia e salmonit do ju mbajë të ngopur për shumë kohë.

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat ju ndihmojnë të përmirësoni metabolizmin dhe të mbani një peshë të mirë trupore.

Për më tepër, salmoni është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mirëmbajtur shëndetin e zemrës.

Çaji i trëndelinës
Çaji i farave të trëndelinës zbut oreksin dhe bën që të keni më pak nevojë për ushqim.

Kjo ndodh sepse farat e trëndelinës janë shumë të pasura me fibër që tretet në ujë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME