Categories Lajme

Vaksina e Oksfordit në fazën e dytë të testeve, u jepet dhe fëmijëve

Fëmijë dhe më të rritur do të përfshihen në fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe. Faza e dytë e testeve të vaksinës së përgatitur nga Universiteti i Oksfordit nisi në prill, dhe po testohet tek të rriturit nën 55-vjeç dhe më poshtë.

Tashmë më shumë se 10,000 persona, duke përfshirë të moshuar mbi 70-vjeç dhe fëmijë nga 5 deri në 12 vjeç, do të marrin pjesë në teste për të parë sesi vaksina ndikon në sistemin e tyre imunitar. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se nëse testet rezultojnë të suksesshme, 30 milion doza do të jenë gati nga shtatori. Janë investuar 131 milion paund për vaksinën dhe gjiganti i farmaceutikës AstraZeneca ka rënë dakord për një marrëveshje licencimi globale për të.

Gjithsesi, qeveria e ka përsëritur se nuk ka garanci dhe se vaksina mund të mos jetë zgjidhja më e shpejtë. Kjo pasi shumica e ekspertëve besojnë se mund të duhen 12-18 muaj për të zhvilluar dhe prodhuar një vaksinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME