Categories Bota

Zbulimi/ Fusha magnetike e Tokës po dobësohet

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës – fusha magnetike e Tokës po dobësohet. Ajo është jetike për jetën në planetin tonë, sepse na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara që lëshon dielli.  Ekspertët kanë zbuluar mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut një rajon të madh me intensitet magnetik të zvogëluar, të quajtur “Anomalia e Atlantikut të Jugut” e thonë se qendra me intensitet minimal atje është krijuar në vetëm pesë vjet.

Hulumtuesit janë duke spekuluar se dobësimi mund të jetë shenjë e fakti që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve. Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ishte 780,000 vjet më parë. Anomalia po shkakton kaos për satelitët dhe avionët që fluturojnë në këtë zonë, pasi siç thonë mediat e huaja, shumë prej tyre po përjetojnë atje probleme teknike.

Zbulimi është bërë nga një ekip i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili I ka marrë të dhënat nga konstelacioni i saj Swarm, që është një grup satelitësh. Këta satelitë janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe i lejojnë ekspertët që të dallojnë zonat e dobësuara. ESA e ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013. Misioni përbëhet nga tre satelitë identikë që ofrojnë matje me cilësi të lartë të saj tre rrafshe orbitale të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME