Categories Sport

Valverde: Interi me Conten ka ndryshuar shumë, Messin nuk e rrezikoj

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk i ka kursye elozhet për Interin në prag të ndeshjes së radhës në Champions League. Strategu spanjoll ndërkohë u shpreh i paqartë në lidhje me dëmtimin e Messit dhe Dembele duke lënë gjithçka të hapur për aktivizimin e tyre.

“Është një ekip që ka ndryshuar shumë gjëra, lojtarë, trajnerin, është duke luajtur një skemë tjetër. Kanë bërë një nisje spektakolare, kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe na pret një ndeshje e komplikuar. Sezonin e kaluar kemi kaluar një pjesë të parë të vështirë, por ky është një tjetër Inter për shkak të Inerit. Diçka e ngjashme me Chelsea-n që përballëm dy sezone më parë. Është një ekip soli, i vështirë për t’i shënuar.

Dëmtimet e Messit dhe Dembele? Do të presim stërvitjen. Dje Dembele mori pjesë në stërvitjen e parë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Leo ndërkohë ka bërë një gjysmë stërvitje, të shohim nëse do ta mbarojë seancën e radhës. Nuk e di nëse do ta kemi të gatshëm. Diçka të sigurt mund ta them, nuk do ta përshpejtojmë futjen e tij në fushë, nuk do ta rrezikojmë.

Kur sezoni fillon, e ke për detyrë që të fitosh në Champions, duhet të kemi një skuadër që t’i fitojë të gjitha. Është ndeshja e parë në shtëpinë tonë dhe kemi vetëm një pikë në renditje. Ka disa ndeshje ku të fitosh 3 pikë, vlen shumë. Interi vjen nga një moment fantastik. Kanë fituar të gjitha ndeshjet në Itali, por në Champions u ndalën në ndeshjen e parë në shtëpi”, deklaroi Valverde.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME