Categories Sport

Valverde: Na mungon Messi

Barcelona e ka nisur me humbje sezonin e ri në La Liga Të besuarit e Ernesto Valverdes gabuan në ndeshjen e parë në “San Mames”, duke pësuar humbje 1-0 nga Athletic Bilbao. Në këtë ndeshje nuk ishte Lionel Messi, për shkak të dëmtimit në pulpën e këmbës së djathtë.

Mbrëmë u vërejt mungesa e 10-shit magjik dhe në konferencë për media e pranoi këtë edhe trajneri, Ernesto Valverde.

“Messi? Na mungon, sigurisht, sepse Leo të zgjidh ndeshje të mbyllura”, u shpreh ai. Leo e mbylli sezonin e kaluar me 51 gola në 50 ndeshje dhe ka dhuruar edhe 22 asiste, duke e fituar “Këpucën e Artë”, të gjashtë në karrierë, derisa është favorit edhe për “Topin e Artë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME