Categories Lajme

Vasili: ‘Çudi’, përse shefja e OMN shqetësohet kur Kushtetuta zbatohet!?

Duke marrë shkasë nga një intervistë e shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e pyet e atë se pse shqetësohet vetëm në rastin kur Kushtetuta u zbatua nga ana e Presidentit Ilir Meta në lidhje me dekretimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Calavera heshti teksa OMN-ja e drejtuar prej saj, ka kontestuar një sërë kandidatësh, ata më pas u bënë anëtarë dhe drejtues të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Gjenovefa Luiz Calavera “cuditerisht” shqetesohet shume dhe gjithmone, kur Kushtetuta zbatohet dhe kete ka bere edhe ne nje interviste ne Top Ch.

Se fundmi ajo edhe zbatimin shume korrekt te Kushtetutës nga Presidenti per zgjedhjen e Gjykatës Kushtetuese e ka shqetësim dhe “çuditërisht” nuk ka asnje shqetësim per shkeljen skandaloze te Kushtetutes nga Kuvendi i rilindjes dhe nga Dvorani i partise.

Cudia me e madhe eshte se Calavera po na thote se po u interesokerka per interpretimin e kësaj çështjeje, nderkohe qe çeshtja nuk ka nevoje per asnje interpretim,por thjesht per zbatimin korrekt nga rilindja, qe ne te kundert po e shkel Kushtetuten sepse do te kape drejtesine me cdo kusht, mjet e forme.

Po per skandalin e Dvoranit, qe shkel Kushtetuten e ligjin ai i duhet ndonje interpretim Calaveres?

Calavera duhet te jete fare e qete se Kushtetuta eshte e qarte per zgjedhjen e anetareve tep Gjykates Kushtetuese dhe s’ka nevoje per asnje interpretim,por per zbatim nga rilindja. Por me sa duket Calavera nuk ka kurajo t’ja thote dot rilindjes kete.

Kjo zonje qe te behet serioze duhet ta lexoje vete Kushtetuten dhe jo t’ja lexoje Agaçi dhe Fuga.

Calavera ka pergjegjesi dhe paguhet per funksionimin korrekt te ONM qe ajo drejton e per te cilen edhe paguhet jo pak.

Ajo duhet te shqetesohet, shume fort, bile duhet te ulërasë, se perse nje tufe kandidatesh te kontestuar nga vete ONM-ja e saj u bene anetare dhe drejtuese te KLGJ dhe KLP dhe Calavera s’tha asnje gjysem fjale per kete.

Te shqetesohet per Vetingun me dy standarte ku ben pjese edhe ONM e saj, veting i cili eshte ankimuar gjeresisht edhe ne GJEDNJ ne Strasburg per shkelje ligji,procedurash,klientelizem etj te denoncuara keto edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Te shqetësohet se pse anetare te ONM qe mbajnë të indinjuar fjalime patetike per kandidate te caktuar pas 24 orësh votojnë krejt te kundërtën sikur s’ka ndodhur asgje.
Te shqetesohet se si zgjodh ne menyre te turpshme dhe antikushtetuese Arta Marku me 69 vota dhe per pasoje pandeshkueshmeria e coi Shqiperine te treten ne bote si vendi me i korruptuar.

Te shqetesohet se si anetaret e SPAKU-t te sapo zgjedhur jane ish hetues mizore te Partise Komuniste apo se si anetari i SPAK publikisht qe rri me Ulsi Manjen e rilindjes.
Te shqetesohet se si SPAK fillon pune me tre vjet vonese dhe me 8 anetare nga 10 qe thote Kushtetuta.

Te shqetesohet se si nepotizmi familjar dhe politik ka pushtuar drejtimin e organeve te reja te drejtesise.

Keto jane shqetesimet per te cilat duhet te preokupohet kjo zonje fort mire e paguar.

Zbatimi i Kushtetutës është një lajm i mire per shqiptaret, ndersa shkelja dhe dhunimi i Kushtetutes nga rilindja per ta kapur drejtesine ky eshte nje lajm shume i rende per ta.
Calavera nuk duhet te shqetesohet dhe zemerohet nga zbatimi i Kushtetutes,por duhet te ishte shume e tronditur nga e kunderta.

Zj.Calavera lexoje vete Kushtetuten pa sufleret e rilindjes se kjo do te ta qartesoje e kthjelloje mendimin dhe qendrimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME